Sërish tritol në Vlorë, fatmirësisht nuk shpërthen

Vlora

Sërish tritol në Vlorë, fatmirësisht nuk shpërthen

Më: 31 janar 2019 Në ora: 09:06
Foto Ilustrim

Një sasi lënde eksplozive, e dyshuar si tritol, i është vendosur një lokali gjatë natës në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar të Vlorës.

Fatmirësisht tritoli nuk ka shpërthyer, pasi u konstatua në kohë nga pronarët e lokalit, të cilët njoftuan më pas policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policore, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat