Vlorë, fundosen 5 peshkarexha për shkak të motit të keq

Vlora

Vlorë, fundosen 5 peshkarexha për shkak të motit të keq

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 08:53
Vlorë

Moti i keq në Vlorë, shoqëruar me erë të fortë ka shkaktuar mbytjen e disa varkave të vogla peshkimi.

Rreth 5 varka janë mbytur në zonën e plazhit të vjetër.

Ndërkohë, nuk ka patur probleme pas rrëzimit të disa pemëve në zonën e Pyllit të Sodës.

Për shkak të motit të keq, lundrimi detar ne Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të dielë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat