Dallgëzimi në det 7-ballë/ Probleme edhe për tragetin e linjës Vlorë-Brindisi

Vlora

Dallgëzimi në det 7-ballë/ Probleme edhe për tragetin e linjës Vlorë-Brindisi

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:51
Vlorë

Erërat e forta dhe deti i trazuar kanë detyruar tragetin e linjës Vlorë-Brindisi të mbërrijë me vonesë në destinacion.

Sipas të dhënave, dallgëzimi në det të hapur arrin deri në 7 ballë.

Për këtë arsye trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të arrijë në port rreth orës 20:00.

Kujtojmë se vonesa ka patur edhe për tragetin e linjës Durrës-Bari, i cili mëngjesin e sotëm iu desh të priste 3 orë në det të hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat