Pushuesit në këto plazhe shqiptare po përballen me një shqetësim serioz

Vlora

Pushuesit në këto plazhe shqiptare po përballen me një shqetësim serioz

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 19:14
Vlorë

Teksa sezoni i verës po arrin kulmin edhe numri i pushuesve pritet të ketë pikun më të lartë në muajin gusht, problemet në plazhin e Vlorës janë shtuar.

Papastërtia mbetet një nga ankesat kryesore të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që tashmë kanë mbushur plazhet.

Kryesisht përgjatë Plazhit të Vjetër në Vlorë, ata thonë se hasin jo rrallë mbeturina dhe po ashtu qen endacakë, të cilët janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm.

Image

Pushuesi: Lë shumë për të dëshiruar plazhi. Ka qen endacak, dhe shumë plehra.

Pushuesja: Lë për të dëshiruar papastërtia, por për mua më shumë problematikë janë qentë e rrugës që enden kudo, lart e poshtë. Janë të rrezikshëm.

Image

Më herët pushuesit kanë ngritur edhe problemin e ujërave të zeza, të cilat derdhen në det.

Image

Edhe pse kjo është një ankesë e përsëritur prej vitesh, sipas raportimeve situate vijon të jetë e njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat