Do testonin gomonen, 4 të rinjtë në Vlorë rrezikojnë mbytjen pas defektit

Vlora

Do testonin gomonen, 4 të rinjtë në Vlorë rrezikojnë mbytjen pas defektit

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:36
Ilustrim

Policia Kufitare u vjen në ndihmë 4 të rinjve nga Vlora, të cilët rrezikuan jetën në det, me një mjet lundrues.

Ata kishin dalë në Karaburun me një mjet lundrues për ta testuar nga ana mekanike, por gomonia ka pësuar defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre.

Dy prej të rinjve  kanë mundur të dalin me not në breg të gadishullit dhe kanë kërkuar ndihmë për dy shokët e tjerë, që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur "Gjiri i Varkave", kanë  gjetur mjetin lundrues tip gomone, së bashku me shtetasit, R.M. dhe E.A, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare kontaktuan edhe me dy shtetasit e tjerë K.M dhe A.M, të cilët telefonuan për ndihmën e shokëve.

Katër të rinjtë janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë për në Triport, së bashku me mjetin e tyre lundrues. Policia informon se të rinjtë janë gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat