Në gjendje të rëndë, pas 2 javësh në Spitalin Infektiv, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Vlora

Në gjendje të rëndë, pas 2 javësh në Spitalin Infektiv, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 22:16
Një 80-vjeçare nga Vlora mposht koronavirusin

Një 80-vjeçare nga Vlora është bërë pacientja e 100 e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa la sot Spitalin Infektiv.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruan se e moshuara nga Vlora u shtrua në Spitalin Infektiv 14 ditë më parë.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat