Aksident në Vlorë, motoristi i fast food-it përplas këmbësorin

Vlora

Aksident në Vlorë, motoristi i fast food-it përplas këmbësorin

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 12:26
Pamje nga aksidenti

Një kalimtar është plagosur këtë të dielë në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Burime bëjnë me dije se motori i i një biznesi fast food ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte në rrugën transballkanike Vlorë.

Sipas informacioneve mësohet se i plagosuri ndodhet në spital me fraktura, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq mësohet se  policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit duke e  marrë në pyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat