Kishte komplikacione shëndetësore, ndërron jetë në spitalin e Vlorës ukrainasi

Vlora

Kishte komplikacione shëndetësore, ndërron jetë në spitalin e Vlorës ukrainasi

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Një shtetas ukrainas ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Vlorës.

44-vjeçari nga Ukraina, vuante në mënyrë kronike nga Hepatiti C.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi nga Ukraina O.A., 44 vjeç.

Ky shtetas ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë.

Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat