Shkeli aktin normativ, një milion lekë gjobë për pronarin e një lokali

Vlora

Shkeli aktin normativ, një milion lekë gjobë për pronarin e një lokali

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Një subjekt në Vlorë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë.

Strukturat e Policisë Vlorë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin R. R., pronar i një subjekti në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi u konstatua duke organizuar një event me rastin e festave, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat