Aksident në Vlorë, 3 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Vlora

Aksident në Vlorë, 3 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Tre persona, mes të cilëve një fëmijë 3-vjeç janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e lumit të Vlorës.

Gazetari i “ABC”-së në Vlorë Elton Nika mëson se të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia pas sinjalizimit shkoi në vendngjarje për shkaqet e aksidentit.

Si pasojë e motit të keq sot janë regjistruar disa aksidente në vend, nga jugu në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat