Rama poston fotot e transformimit të Poliklinikës në Vlorë: Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë?

Vlora

Rama poston fotot e transformimit të Poliklinikës në Vlorë: Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë?

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:21
Foto

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ka postuar disa fotot nga Poliklinika e vjetër e Vlorës.

Po ashtu Rama ka postuar edhe disa fotot të tjera të transformimit të Poliklinikës duke thënë se ende nuk ka mbaruar transformimi rrënjësor i infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të ryshfetit e abuzimit!

Më tej Rama shkruan se: Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë? Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur…

Postimi i Ramës:

Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit!

Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë? Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur…

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat