Kanali i ujërave të zeza vatër infeksioni për banorët e Vlorës: Pastrohet një herë në vit, vijnë vetëm për votime

Vlora

Kanali i ujërave të zeza vatër infeksioni për banorët e Vlorës: Pastrohet një herë në vit, vijnë vetëm për votime

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Kanali i Naunkës është kthyer në shqetësimin kryesor të banorëve të lagjeve 1 Maj dhe 24 Maj ne Vlorë. Kanali i ujërave të zeza i cili pastrohet një herë në vit, përshkon mes për mes të dyja këto lagje duke u kthyer në vatër infeksioni por edhe në një vendgrumbullim mbeturinash.

Banorët thonë se janë ankuar disa herë në Bashkinë e Vlorës, por askush nuk ka vënë dorë aty.

“Nga ujërat e zeza është shumë e vështirë, nuk kemi shtet, nuk kemi bashki,” thotë banori.

“Jemi ankuar, kemi shkuar shumë herë në bashki,” thotë një tjetër.

“E hapin edhe ikin, kanali është i bllokuar matanë,” shprehet qytetari.

Janë të shqetësuar për infeksionet për shkak të ndotjes së madhe.

“Të gjitha sëmundjet këtu janë. Më koronë se këtu ku ka, kemi frikë,” thotë banori.

Edhe rruga në këtë lagje është një tjetër shqetësim, ndërsa vihet re mungesa e investimeve në infrastrukturë.

Banorët shprehen të shqetësuar për ujin e pijshëm që shkon me orar të kufizuar.

“Primarja këtu është uji, madje 2-3 muajt e beharit mund ët thuash që gjysmë ore kemi, s’kemi. Në dimër mund të kemi 2 orë,” thotë qytetari.

“Vetëm kur janë votimet vijnë për votat, pastaj ngelet e hapur për çdo gjë,” shprehen banorët të shqetësuar.  

Kanali i Naunkës vjen nga zona mbi spitalin e Vlorës dhe çon ujërat e zeza në drejtim të hidrovorit të qytetit. Është kanali kryesor i ujërave të zeza të qytetit që shpesh herë sjell edhe përmbytje si rrjedhojë e bllokimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat