Digjet në mesnatë një automjet në Vlorë, nisin hetimet

Vlora

Digjet në mesnatë një automjet në Vlorë, nisin hetimet

Më: 10 prill 2021 Në ora: 10:21
Vlorë

Pak para mesnatës së djeshme një makinë në lagjen “24 Maji” në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55, ndërkohë që nuk bëhen me dije shkaqet.

Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

“Më datë 09.04.2021, rreth orës 23:55, në lagjen “ 24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur  pjesërisht një mjet i markës “Opel”,  në pronësi të shtetases A. T., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat