Tentoi të fuste drogë në paraburgimin e Vlorës përmes ushqimeve, një person në pranga

Vlora

Tentoi të fuste drogë në paraburgimin e Vlorës përmes ushqimeve, një person në pranga

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 21:41
Ilustrim

Një person ka rënë në pranga pasi tentoi të fuste drogë në paraburgimin e Vlorës.

Mësohet se lënda narkotike është zbuluar pas kontrolleve të imtësishme të kryera nga autoritetet.

Droga ishte fshehur tek ushqimet dhe u gjet brenda në patate. Përkatësisht u zbuluan 380 gram hashash dhe një sasi kokainë.

Ndërkohë policia është duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat