Ja sa pikë fitoi Majlinda në Tel Aviv, që shkatërroi një nga një rivalet!

Xhudo

Ja sa pikë fitoi Majlinda në Tel Aviv, që shkatërroi një nga një rivalet!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2019 Në ora: 18:02
Majlinda Kelmendi

Kampionia olimpike, xhudistja e kombëtares së Kosovës, Majlinda Kelmendi, dëshmoi formën të jashtëzakonshme dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kg në turneun Grand Prix që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit. 

Ajo fitoi pikë të reja në ranglistën olimpike. Krenaria e kombit shqiptar e nisi me të artë vitin 2019, duke shkatërruar një nga një rivalet!

“Majlinda po vjen në formën e saj. Ende kemi pune për të bërë”,  tha Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, njëherësh trajneri më i mirë që ka shqiptaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat