Kuka pret që sporti të rifillojë sa më parë

Xhudo

Kuka pret që sporti të rifillojë sa më parë

Më: 17 maj 2020 Në ora: 15:34
Kuka pret që sporti të rifillojë sa më parë

Pas dy muajve bllokadë të krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se sporti duhet rifilluar.

Kuka u ka dërguar edhe një propozim organeve kompetente në të cilin është planifikuar rifillimi gradual të klubeve të xhudos në Kosovë.

“Merreni seriozisht pjesën më të fortë të imazhit të shtetit e besa edhe mbarë Kombit Shqiptar”.

Postimi i plotë nga Kukës:

Sporti duhet rifilluar …
Merreni seriozisht pjesën më të fortë të imazhit të shtetit e besa edhe mbarë Kombit Shqiptar!

Federata e xhudos ka dërguar te kompetentët se si kemi planifikuar rifillimin gradual të klubeve të xhudos në Kosovë!
Reflektoni karshi Sportit!

Propozimi i dërguar :

RREGULLAT THEMELORE TE SJELLJES

• Pjesemarrja ne stervitje te xhudos duhet te jete gjithmone vullnetare.
• Te gjithe xhudistet duhet te jene te shendetshem.
• Para fillimit te stervitjes secili xhudist (apo prindi,kujdestari) duhet te marr pergjegjesi per shendetin e tij/saj.
• Ne salle do te lejohet vetem nje numer i caktuar i xhudisteve
• Rregullat e xhudos duhet te respektohen rreptesisht
• Pershendetjet dhe lamtumirat duhet te behen rreptesisht vetem duke u perkulur
• Para, gjate dhe pas stervitjes secili xhudist/e duhet te respektoje rregullat e higjienes
– Prinderit dhe spektatoret nuk jane te lejuar ne objektin e trajnimit.
• Partneret duhet te formohen duke marre parasysh vendbanimin e perbashket ( psh.moter me moter ose moter me vella) etj.
• Partneret e perzgjedhur do te regjistrohen.
• Asnje ndryshim i partnereve nuk duhete te behet gjate nje stervitjeje.
• Partneret e trajnimit nese eshte e mundur duhet te mbahen per disa dite/jave.
• Partneret qe formohen do te ushtrojne se bashku per nje periudhe me te gjate kohore nese eshte e mundur.
• Ndryshimi i partnerit duhet te shmanget.
• Kohezgjatja e stervitjeve duhet te shkurtohet per t’u dhene mundesi me shume pjesemarreseve per te ushtruar.
• Trajneri ose mbikqyresi duhet te qendroje ne buze te dyshemese dhe gjithmone te mbaje maske per fytyre.

Pas shfaqjes se pandemise stervitjet vazhduan si vijon dhe kjo faze tashme prej 8 javesh po presim te ndryshoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat