Tabaku pas shkëlqimit të Kosovës në Katari: Mos u merrni me politikë, se ju infektojnë me rrena!

Xhudo

Tabaku pas shkëlqimit të Kosovës në Katari: Mos u merrni me politikë, se ju infektojnë me rrena!

Nga: K.G. Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:48
Tabaku pas shkëlqimit të Kosovës në Katari: Mos u merrni me politikë, se ju infektojnë me rrena!

Ish xhudisti dhe ndihmëstrajneri i kombëtares së Kosovës në xhudo, Fatos Tabaku, i gëzohet medaljes së katërt të shtetit tonë në garën Masters, që u mbajt në Doha të Katarit.

Xhudistja Loriana Kuka sot u stolis me medalje të bronztë në kategorinë -78 të bronztë.

Ndërsa të hënën u stolisën Distria Krasniqi (-48 kg) me të artën, Majlinda Kelmendi (-52 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg) me të bronztën.  

Image

Loriana Kuka

“Aman, mos u merrni me politikë, se ju infektojnë me rrena!

Edhe një medalje e bronztë sot për Kosovën nga Masteri në Doha të Katarit!

4 medalje nga qyteti i sportit, kulturës e traditës Pejës, për shtetin e Kosovës dhe nderim për gjithë kombin. Loriana Kuka”, shkruan Tabaku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat