Driton Kuka shpërthen: Federata fantome pa asnjë klub e marrin buxhet serioz e të tillët vrapojnë gjithandej pas posteve

Xhudo

Driton Kuka shpërthen: Federata fantome pa asnjë klub e marrin buxhet serioz e të tillët vrapojnë gjithandej pas posteve

Nga: K.G. Më: 31 mars 2021 Në ora: 18:32
Driton Kuka shpërthen: Federata fantome pa asnjë klub e marrin buxhet serioz e të tillët vrapojnë gjithandej pas posteve

Selektori i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ndryshe trajneri më i mirë shqiptar, reagon përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook.

“Për mbrëmje të mirë dy fjalë për sportin!

Viteve të fundit Organizatat (Federatat dhe Komiteti Olimpik) Sportive në Kosovë janë ba organizata të cilat po joshin njerëz edhe pa ndonjë bagazh sportiv ose menaxhues të suksesshëm të katapultohen në krye të tyre!

Arsyet janë nga më të ndryshmet.

Ministri i ri do duhej që gjatë buxhetimit saktësisht të dij sa e si shpenzohen mjetet e subvencionuara nëpër Organizata Sportive që jepen  prej Ministrisë!

Sa për qind shkon për sportistët, trajnerët pagat, mëditjet, pajisjet, përgatitjet në Kampe stërvitore etj!

Në gara të ndryshme ku isha siç janë Lojërat Olimpike, Lojërat Evropiane e Mesdhetare kam takuar sportistë të federatave të sporteve të ndryshme me storje lloj lloj ku kishte sportistë që asnjëherë s’ka shkuar në Kampe me mjete të federatës, e besa shumë prej tyre edhe garat i kanë paguar vet!

Mjetet duhet të jenë programore me përqindje të sakta e jo ndryshe!

Ministri të angazhoj njerëz të shohin këto çështje sepse joshja e njerëzve jo kredibil nëpër Organizata Sportive e besa ka edhe Federata fantome pa asnjë klub e marrin buxhet serioz e të tillët vrapojnë gjithandej pas posteve e në anën tjetër të shihet rezultati  i tyre në arenat sportive! 

Sportistët në radhë të parë e jo ndryshe, programe të mirëfillta për shpenzimin e mjeteve e jo ndryshe!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat