Agron Kuka: Realisht Laura sot është dashur të bëhet e para 

Xhudo

Agron Kuka: Realisht Laura sot është dashur të bëhet e para 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2021 Në ora: 19:28
Agron Kuka: Realisht Laura sot është dashur të bëhet e para 

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (-63 kg), u stolis me medaljen e bronztë në European Cup, pasi që në repesazh e mposhti çeken Michaela Kulikova.

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se Laura sot u desh të jetë e para në European Cup, por një gabim në gjysmëfinale edhe i kushtoj.

“Laura në European Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, fitoj vendin e 3 dhe medaljen e bronztë duke mposhtur kundërshtaren nga Çekia me Ippon.

Realisht Laura sot është dashur të bëhet e para por gabimi në gjysmëfinale i kushtoj. 

Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq u plasuan në vendin e 7-të respektivisht. Nesër garojnë Shpat Zeka deri 100 kg si dhe Arbër Kullashi 81 kg”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat