Kuka: Xhudo, sporti më i trofeshëm në historinë e sportit shqiptar!

Xhudo

Kuka: Xhudo, sporti më i trofeshëm në historinë e sportit shqiptar!

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2021 Në ora: 19:18
Nora Gjakova

Selektor i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, si gjithmonë është krenar me xhudistet dhe xhudistët e tij, për sukseset që po arrijnë në garat e nivelit më të lartë. 

“Medalja numër 6 për xhudon dhe shtetin e Kosovës nga Kampionatet Botërore për të rritur!

Majlinda Kelmendi x 3 – dy të arta dhe një të bronztrë.
Distria Krasniqi – e bronztë.

Loriana Kuka – e bronztë.
Nora Gjakova – e bronztë.

Sporti më i trofeshëm në historinë e sportit shqiptar!
Mirënjohës përkrahësve të ekipit tonë”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat