​Ambasada e Francës në Kosovë uron xhudistet e Kosovës për suksesin e arritur ne “Tokio 2020”

Xhudo

​Ambasada e Francës në Kosovë uron xhudistet e Kosovës për suksesin e arritur ne “Tokio 2020”

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 12:10
Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë mbyllur zyrtarisht dje dhe Kosova arriti një sukses të jashtëzakonshme duke rrëmbyer dy medalje të arta përmes xhudisteve Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndërsa u rendit si e 42-ta në renditjen e përgjithshme të shteteve për medaljet e fituara.

Me këtë rast, Ambasada e Francës në Kosovë përmes një shkrimi në Facebook i ka uruar xhudistët e Kosovës për suksesin e arritur në këtë aktivitete të madh sportiv.

“Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike Tokio 2020 u zhvillua dje. Urime xhudisteve kosovare që fituan dy medalje të arta madhështore!”, thuhet në statusin e lëshuar nga kjo ambasadë.

Më tutje, aty përmenden edhe sukseset e Francës të arritura në Lojërat Olimpike.

“Franca  gjithashtu u dallua me 33 medalje të fituara (10 të arta, 12 të argjendta, 11 të bronzta). Urime ekipit francez! “

Dorëzimi i flamurit olimpik u bë dje dhe tani i takon Francës të marrë pishtarin me Parisin 2024. Do të jetë hera e tretë që Franca organizon Lojërat olimpike verore në Paris, pas vitit 1900 dhe 1924, pra 100 vjet pas edicionit i fundit parisien të Olimpiadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat