Kuka tregon sa pikë fituan Nora e Distria në ranglistën botërore

Xhudo

Kuka tregon sa pikë fituan Nora e Distria në ranglistën botërore

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2017 Në ora: 19:29
Agron Kuka

Xhudistet Distria Krasniqi në kategorinë 52 kg dhe Nora Gjakova në atë 57 kg, fituan medalje të arta në turneun ‘Grand Prix’ në Antalya të Turqisë. Xhudistet e kombëtares së Kosovës dëshmuan paraqitje të jashtëzakonshme ndaj kundërshtareve dhe i sollën dy medalje shtetit të Kosovës. Distria e Nora fituan 700 pikë të reja në ranglistën botërore. Në anën tjetër, Fjolla Kelmendi (48 kg) arriti dy fitore e një humbje, por mbeti pa medalje. Ajo në rrethin e parë ka qenë më e mirë se Melisa Cakmakli nga Turqia, duke e mposhtur për 5 minuta e 14 sekonda, ndërsa në rrethin e radhës e mundi izraeliten Shira Rishony, ndërsa në repezash për medalje pësoi humbje për 7 sekonda nga Aisha Gurbanli e Azerbajxhanit. 

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se është sukses i madh.  “Në Antalia të Turqisë ekipi ynë edhe një herë tregoj se dalëngadalë po sigurt po bëhet forcë botërore në sportin e xhudos! Për herë të parë u fituan dy medalje të arta në një Grand Prix, me një fjalë Distria dhe Nora shkëlqyen me performancën e tyre”, tha Agroni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat