Kjo po ndërtohet në zemër të qytetit të Pejës

Xhudo

Kjo po ndërtohet në zemër të qytetit të Pejës

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2017 Në ora: 14:12
Qendra Nacionale e xhudos do duket kështu

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, apo trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi, jep një lajm interesant.  “Qendra Nacionale e xhudos do duket kështu. Në zemër të qytetit të Pejës, Kuvendi i Komunës me iniciativë të Kryetarit dhe me përkrahje të fuqishme të ish Ministrit Shala u dakorduan të ndahet parcela ku do fillon së shpejti ndërtimi i Qendrës Nacionale të xhudos e mjetet ndahen nga MKRS! Procedurat po shkojnë siç duhet dhe me kohë por momentin kur është shpall tenderi, si federatë jemi informuar për një numër të madh kompanish për të fituar tenderin e ndërtimit, por ajo çka na bëri të ndjehemi keq që një numër Kompanish kanë dhanë oferta shumë më të ulta se vlera reale e ndërtimit në bazë të Kompanisë projektuese! Kjo do të thotë që nëse Kompania e përzgjedhur do të jetë ndonjë që ka jep ofertë joserioze të lirë s’do mund e përfundoj projektin! Të shpresojmë që s’do ndodh kështu por... Shumë palestra e objekte sportive kanë ngec pikërisht për shkak të këtyre procedurave të këqija!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat