Gashi uron për medaljet e xhudisteve tona në Abu Dhabi 2018

Xhudo

Gashi uron për medaljet e xhudisteve tona në Abu Dhabi 2018

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 20:29
Kujtim Gashi dhe Majlinda Kelmendi

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka uruar me rastin e fitimit të medaljeve nga tri xhudistet tona në Grand Slamin Abu Dhabi 2018.

Ja postimi i plotë i Kujtim Gashit.

Në Abu Dabi, Tri medalje një e artë e dy të argjendta!

Majlinda, pas një kohe të gjatë rikthehet fuqishëm dhe fitoi medalje të argjendtë [????] përkundër që u lëndua rëndë gjatë ballafaqimit.

Nora ishte fantastike dhe fitoi të artën

Distria, po ashtu me paraqitje të mrekullueshme fitoi medalje të argjendtë!

Nora 1000 Pikë kurse Majlinda e Distria nga 700 Pikë Olimpike!

Përgëzime trajnerit Driton Toni Kuka

Urime Kosovë

Në këtë organizim, Majlinda Kelmendi u lëndua në finale dhe u mjaftua me medaljen e argjendtë, medalje kjo të cilën e fitoi edhe Distria Krasniqi, ndërsa Nora Gjakova doli triumfuese duke fituar medaljen e artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat