Jahjaga: Roli i gruas në shoqëri është përmirësuar falë grave të guximshme - Bota Sot
Jahjaga: Roli i gruas në shoqëri është përmirësuar falë grave të guximshme

Aktuale

Jahjaga: Roli i gruas në shoqëri është përmirësuar falë grave të guximshme

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:00
Atifete Jahjaga

Në tryezën e organizuar nga Oda Amerikane, të titulluar “Promovimi i Grave në Ndërmarrësi dhe Vendimmarrje”, është diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohen gratë, duke filluar nga numri i vogël i grave të punësuara, pagat e ulëta dhe një sërë sfidash të tjera.

Atifete Jahjaga, ish- Presidente e Kosovës tha se çështja e fuqizimit të rolit të gruas po bëhet më e rëndësishme, duke shtuar se roli i tyre është i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e prosperitetin e vendit.

“Grave për një kohë të gjatë u janë mohuar të drejta që janë të drejta njerëzore që ua mundëson atyre të kenë një jetë dinjitoze. E drejta për votë, pjesëmarrëse në politikë pronësi, qasja për të pasur burime financiare. Jemi dëshmitarë të përmirësimit të rolit të gruas në familje në shoqëri, ky progres që e shohim sot nuk ka ndodhur vetvetiu por falë luftës së vazhdueshme të shoqërisë sonë. Ka ndodhur falë grave të guximshme qe kanë thyer stereotipat gjinore”, ka thënë Jahjaga.

Ndërsa, Florije Xhemajli, Menaxhere e Projektit në Fondacionin Jahjaga tha se 82 përqind e grave janë të papunësuara. Sipas Xhemajlit edhe në ndërmarrësi është një numër i vogël i grave, rreth 10 përqind.

Lisa Magno, Shefja e Misionit të USAID në Kosovë tha se vetëm 20 përqind e grave punojnë në Kosovë, ndërsa 10 përqind e grave janë udhëheqëse të ndërmarrësisë.

Ajo ka thënë se USAID-i është i përkushtuar t’i ndihmojë gratë e Kosovës. Ajo ka inkurajuar gratë në ndërmarrësi që t’i trajtojnë gratë e punësuara dinjitetshëm. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...