Letrat e Trumpit për Thaçin dhe Vuçiqin, reagon BE-ja

Aktuale

Letrat e Trumpit për Thaçin dhe Vuçiqin, reagon BE-ja

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:26
Maja Kocijançiq

BE-ja ka komentuar letrat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreun e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Letrat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreun e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Bashkimi Evropian i sheh si shenjë e mbështetjes për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne ato letra i shohim si sinjal i mbështetjes nga SHBA për dialogun që zhvillohet nën udhëheqjen e BE-së”, deklaroi zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, gjatë një konference për media.

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës udhëhiqet nga presidentët Thaçi dhe Vuçiq nën mbikqyrjen e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, por tani Kocijançiq ka thënë se edhe SHBA-të janë “partner i rëndësishëm” në këtë process.

Ajo po ashtu ka theksuar se BE ka “parametra të qartë” sa i përket zgjidhjes së mundshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Puna është duke vazhduar drejt një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve. Kjo do të sillte një zgjidhje të qëndrueshme për tema të hapura që duhet të bazohet mbi të drejtën ndërkombëtare, në përputhje me zakonet e BE-së dhe e pranueshme nga të gjitha shtetet anëtare”, theksoi Kocijançiq.

Në komisionin evropian kanë shtuar se çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka qenë edhe temë e bisedave të presidentit Jean-Claude Juncker me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Juncker ka mbështetur vazhdimin e dialogut si dhe integrimin e mëtutjeshëm regjional të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat