Qe pse s’ka liberalizim vizash, për tri vjet asnjë ditë burg për korrupsion të profilit të lartë

Aktuale

Qe pse s’ka liberalizim vizash, për tri vjet asnjë ditë burg për korrupsion të profilit të lartë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:18
IKD ka gjetur se për tri vjet asnjë ditë burgim efektiv nuk është dhënë për personat që janë ndjekur

Asnjë udhëheqës i profilit të lartë s’ka shkuar në burg pse është akuzuar e ndjekur nga organet e drejtësisë. Për tri vjet vetëm një rast është i formës së prerë dhe i dënuari është me burgim me kusht. Rrjedhimisht, i bie se për më shumë se 1 mijë ditë asnjë zyrtar i Shtetit s’është dënuar. Ambasadori Britanik Ruairi O’Conell kishte thënë se është i turpëruar me rezultatet e sistemit të drejtësisë. E Ambasadori i Francës kishte thënë se s’është luftuar korrupsioni për të marrë kosovarët liberalizimin e vizave.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në një raport për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë ka gjetur se për tri vjet asnjë ditë burgim efektiv nuk është dhënë për personat që janë ndjekur. Në fakt, vetëm një rast i profilit të lartë, ish-kryetar komune, është i dënuar me burgim me kusht.

Nga hulumtimi rezulton se ende nuk ekziston një zyrtarë i profilit të lartë, i cili është dënuar për korrupsion me aktgjykim të formës së prerë me burgim efektiv.

 “Gjetjet e IKD-së dëshmojnë se për tri vjet (1 janar 2016 – 1 dhjetor 2018), gjykatat kanë trajtuar 58 aktakuza ndaj 67 personave të profilit të lartë, ku vetëm 12 prej tyre janë akuzuar gjatë kohës që kanë qenë në pushtet apo mbajtur pozitat e larta udhëheqëse, ndërsa 55 prej tyre janë akuzuar vetëm pasi e kanë përfunduar mandatin apo pasi kanë kaluar në “isha””., thuhet në raport.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Connell, kur i kishte parë këto gjetje kishte thënë se ndihet i turpëruar nga organet e drejtësisë.

“Ne e dimë që ka korrupsion, por duhet të pyesim pse nuk po ndëshkohet? Dicka që mu duk interesante mua personalisht është statistika që tregon se vetëm 12 raste të profilit të lartë  janë akuzuar gjatë kohës sa kanë qenë në pushet, 55 raste të tjera janë akuzuar vetëm pasi që kanë përfunduar mandatet. A do të thotë kjo që pushteti po shërben si mburojë nga ballafaqimet me gjyqësorin?”, tha O’Connell, duke pyetur se si shpjegohet që asnjë aktakuzë e profilit të lartë nuk është arritur të vërtetohet nga gjykata, se nëse aktakuzat ndaj profilit të lartë po ngritën qëllimisht nga prokurorët për të bërë lojëra politike, apo ka problem me gjykatësit, apo mungesën e guximit?

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat