Shpend Ahmeti dje tha se Thaçi është i rrezikshëm për shtetin, kurse sot gu për guni

Aktuale

Shpend Ahmeti dje tha se Thaçi është i rrezikshëm për shtetin, kurse sot gu për guni

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 23:58

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti (sa ishte në VV) me 17.09.2016 kishte reaguar ashpër kundër pas postimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili kritikoi protestat e studentëve të kisha në kampusin e UP-së. Ahmeti shkruante se “nuk duhet lejuar që ky njeri dhe ekzistenca e tij të lë pasoja për shtetin tonë” Shpende Ahmeti dje tha se Hashimi eshte dinak e sot gu per guni me te?! 

Sikur lideri i LDK-së Isa Mustafa që ja zgjati pushtetin Thaçit para katër vitesh, kur beri koalicion me PDK-në, sot Shpend Ahmeti bëhet “gardian” i pushtetit të Thaçt apo kalacion i qeverisë, para se të biente, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva jonë” 

Shpendi si shpendi po flutruon herë andej e herë këndej. Ku po është ma nxehtë.

“Hashim Thaci është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbise. Ai e din që pa Serbine, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vuçiqin mbetet vetëm i akuzuar potencial në Gjykaten Speciale.

Si nënshkrues i demarkacionit tokefales, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokendares, Thaci krijon tema te tilla si kjo më poshtë ku mund të duket i moderuar dhe relvant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltaret e tij shkruajnë artikuj kundër Rames dhe takimeve me Vucicin sepse frigohet që dikush ja zene vendin tek koncesionet.

Kosova do të mbetet edhe pas Thaçit edhe pas gjithë neve. nuk duhet lejuar që ky njeri dhe egzistenca e tij të na lë pasoja për shtetin tonë” (sic.), ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat