Veseli: Izet Demaj u vra duke mbrojtur qytetarët

Aktuale

Veseli: Izet Demaj u vra duke mbrojtur qytetarët

Nga: D.RR Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 17:39
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka shprehur ngushellime për vdekjen e policit Izet Demaj nga Istogu, transmeton "Bota sot".

Ai shkruan në Facebook se, Demaj ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre.

"Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj, në Istog. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre. Në këto momente të rënda, e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit", ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat