Reagon motra e Izet Demajt, sqaron akuzat ndaj politikanëve

Aktuale

Reagon motra e Izet Demajt, sqaron akuzat ndaj politikanëve

Nga: A.M. Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:59
Polici Izet Demaj

Pasi që mediat vendore janë shpërndarë lajme të ndryshme sikurse motra e policit të vrarë në Istog, Izet Demajt, Afërdita ka drejtuar gishtin tek politikanët e ndryshëm për vrasjen e tij.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se ajo është motra e vetme e policit të ndjerë  dhe se është keqpërdorur  afërsia  vëllain  e saj.

Po ashtu, ajo ka shkruar se është krenare për vëllain e saj që i doli zot atdheut.

Postimi i plotë:

Un motra e vetme Izet Demaj Aferdita Demaj Të nderuar vëllezër gjithkah kah jeni,të nderuara media të Kosovës ,sapo kuptova që më është keqpërdoruar afërsia ime me vëllaun tim dhe në emër timin kan shkuar mesazhe përqarëse për udhëheqësit tanë.Në gjith këtë dhembje që po e përjetoj ,ju falenderoj të gjithëve që na rrini afër dhe dërgoni mesazhe mbēshtetëse dhe inkurajuese.Un ndjehem krenare që pata njē vëlla qê i doli zot atdheut kur pati nevojë dhe këtë e dēshmoi edhe dje se Kosova ka shtet dhe forca mbrojtëse.Ju lus që ta kuptoni drejt se vëllau im ra në mbrojtje të së drejtës dhe sigurisë,askush në botë ska të drejtê të mbjell përqarje e urrjetje në emër të tijë.Ai e dashti këtë shtet me të mirat e të kqijat që ka ,për ta çrrënjose të keqen u flijua lavdi dhe falenderim për të gjithë ju që na qêndroni afër dhe kuptoni drejt dhimbjen për Izetin tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat