Wieland: Asnjë vend me probleme nuk pranohet në BE

Aktuale

Wieland: Asnjë vend me probleme nuk pranohet në BE

Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:58
Rainer Wieland

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se Kosova duhet  vazhdojë lobimin, çdo kryetar shteti në BE përfaqëson popullin e vet.

“Kosova i ka plotësuar kriteret për viza”, tha zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, sonte në një intervistë për RTK.

Sipas tij Rumania e cila është tani duke udhëhequr presidencën gjashtë mujore të BE-së nuk ka personale asgjë me Kosovën, edhe pse ajo nuk e njeh Kosovën.

“Nuk pranohet asnjë vend në BE me probleme, kemi pas lëshime mëparë në këtë drejtim. Është faktike se Kosova nuk është njohur nga pesë vende të BE-së dhe kjo është pak problem”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat