Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka kritikuar kirurgët të cilat tash e mëse 2 javë janë në grevë duke kërkuar ngritje dinjitoze page.
Sejdiu deklaroi se nuk është në rregull që ata të mbajnë grevë në QKUK e të punojnë në privat, raporton Shneta.
“Ata po punojnë në sektorin privat”, u shpreh Sejdiu, duke sjellë reagimin e moderatorit se ata e kanë atë të drejtë.
Por, Sejdiu thotë se QKUK-ja nuk duhet të shfrytëzohet si qendër për të referuar pacientët në klinikat private.
“QKUK-ja nuk duhet të shfrytëzohet për të referuar pacientë në privat”, u shpreh kardiologu Sejdiu.