Hoxha: Fotografitë e Oliverit të vrarë janë autentike, kamerat nisën të punojnë 1 minutë pas vrasjes

Aktuale

Hoxha: Fotografitë e Oliverit të vrarë janë autentike, kamerat nisën të punojnë 1 minutë pas vrasjes

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:19
Sylë Hoxha

Prokurori Sylë Hoxha ka komentuar për televizionin e Beogradit, N1, fotografitë e publikuara në mediat serbe të Oliver Ivanoviqit të vrarë.

Ai ka thënë se kamerat nuk e kanë filmuar momentin e vrasjes së politikanit serb dhe se kamerat kanë filluar të filmojnë një minutë pasi është kryer vrasja. 

Hoxha ka konfirmuar bashkëpunimin me autoritetet serbe, ndërkohë qa ka ritheksuar se gruaja e Ivanoviqit nuk ka pranuar të intervistohet në Kosovë, dhe se dëshmia e saj në Serbi s'i ka ndihmuar fare hetimet.

Sot në mediat serbe janë publikuar dy fotografi në të cilat shihen momentet e para pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Këto pamje janë kapur nga kamerat e vendosura tek zyra e Ivanoviqit, edhe përkundër faktit se ishte thënë se ato ishin ndalur 12 ditë para se të ndodhte vrasja.

Në fotografinë e parë shihet se i pari që arrin në vendin e ngjarjes është një fqinj i Ivanoviqit dhe sekretari i partisë.

Ndërsa në fotografinë e dytë, shihet një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes.

Sipas gazetës, ky polic ka telefonuar menjëherë emergjencën pasi e ka parë ngjarjen.

Këto fotografi janë publikuar një ditë para se të bëhet një vit prej kur u vra Oliver Ivanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat