(E plotësuar) - Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përsëritur se nuk e heq taksën pa njohje të Serbisë. Shefi i ekzekutivit ka thënë se ende nuk ka një përgjigje për Ambasadën Amerikane, e cila dje përmes një komunikate kërkoi heqjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
I pyetur për reagimin e djeshëm të amerikanëve, Haradinaj u tha gazetarëve që t’i japin pak kohë sepse ende nuk ka ndonjë përgjigje.
Por nuk ngurri të përsërisë qëndrimin e tij se taksa hiqet vetëm me njohje të Kosovës.
Haradinaj: Ende nuk kam përgatitë një përgjigje për Ambasadën Amerikane
“I bisedojmë në ditët që vinë, nuk kam përgatitë ndonjë përgjigje, nëse ma lejoni disa kohë, në ditët që vinë do u jap përgjigje... Kemi me i rujt marrëdhëniet me Amerikën, kemi me bo çmos me i rujt, me Serbinë dhe Rusinë nuk kemi me ndërru qëndrim pa na njoftë nuk e heqim taksën”, tha ai.
Ndërsa i pyeti për kërkesat e Partisë Socialdemokrate për votimin e buxhetit, kryeministri tha se ato janë legjitime dhe shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo do të ndodh.
Haradinaj: Shkarkimi i Rikallos mund të ndodh, kërkesat e PSD-së janë legjitime
“Kemi biseduar me PSD-në, i kanë kërkesat legjitime dhe do t’i respektojmë këto kërkesa. Ai është në dorëheqje por shkarkimi mund të ndodh, në margjinat e seancës apo në kohë të seancës, para seancës. Por, po është kërkesë legjitime dhe e kam respektuar”, tha ai.
Ambasada amerikane në Kosovë dje gjatë ditës përmes një komunikate për media kanë bërë përsëri thirrje që taksa 100%të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-ve.
Haradinaj kërkon kohë për t’iu përgjigjur reagimit të Ambasadës Amerikane
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk ndërrojnë qëndrim ndaj Serbisë dhe Rusisë derisa nuk ka njohje.
I pyetur për reagimin e djeshëm të ambasadës amerikane, shefi i Qeverisë tha se nuk ka ende një përgjigje, për këtë kërkoi pak kohë.
Ndërsa për kërkesat e PSD-së për votim të buxhetit, kryeministri tha se do t'i zbatojnë ato, veçse nuk tregoi kur do të ndodh shkarkimi i ministrit të Bujqësisë.
Ambasada amerikane në Kosovë sot gjatë ditës përmes një komunikate për media kanë bërë përsëri thirrje që taksa 100%të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-ve.
“Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale”, theksohet në deklaratë.