Haradinaj dhe kabineti i tij e nisin ditën me një minutë heshtje

Aktuale

Haradinaj dhe kabineti i tij e nisin ditën me një minutë heshtje

Më: 28 janar 2019 Në ora: 08:39
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij e kanë nisur ditën e sotme me një minutë heshtje për zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci.

“I përjetshëm kujtimi për ty, Arian Daci”, ka shkruar i pari i Qeverisë në llogarinë e tij në Facebook.

Arian Daci, zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës dhe i biri i ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, ka ndërruar jetë të shtunën pasi u zu nga një ortek gjatë skijimit në Brezovicë.

Arian Dacit iu dha lamtumira e fundit derisa për nder të tij u mbajt Akademi Përkujtimore dhe u bënë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat