Profesor dr. Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, ka një porosi për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Maxharraj i thotë kryeministrit që të ec rrugës së terur dhe jo rrugës me skllotë.
E skllotën e ka përmendur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke ironizuar me Haradinajn për taksat kundër Serbisë, që sipas Thaçit shpejt do të hiqet.
Ja postimi i Maxharrajt:
KRYEMINISTËR ECË RRUGËS SË TERUR E JO RRUGËS MË SKLLOTË?!.
Sepse, rruga e terur është me e fortë. Kësaj rrugë ecë më shpejtë ashtu siç dëshiron ti dhe do te mbërrish me shpejtë ne cak.
Kurse, me ecë rrugës më skllotë do te jesh gjithmonë i lagur i bamë qull. Rrugës me skllotë do te hasish ne puse te thella nga te cilat e ke zor me dalë. Rruga me skllotë nuk te çonë askund dhe kurrë nuk do te mbërrish në cak. Pra edhe nëse je i detyruar te ecish rrugës me skllotë mos e merr këtë rrugë.