Arifi: Lajmi për përplasjen e derës nga Ambasadori Kosnett është i pavërtetë

Aktuale

Arifi: Lajmi për përplasjen e derës nga Ambasadori Kosnett është i pavërtetë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 16:13
Arifi: Lajmi për përplasjen e derës nga Ambasadori Kosnett është i pavërtetë

Qeveria e ka demantuar faktin që ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett, e ka përplasur derën pas takimit me krerët shtetëror.

Lajmin e televizionit publik RTK, se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka përplasur derën pas takimit me liderët institucionalë të mbajtur mëngjesin e sotëm e ka quajtur të pavërtetë shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, i cili ka qenë prezent në atë takim.

“Nuk dua ta komentoj takimin, por mund të konfirmoj se diçka e tillë nuk ka ndodhur”, tha Arifi.

Tre krerët institucional, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli mëngjesin e sotëm kanë hyrë në takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, mirëpo ky i fundit është larguar më herët nga takimi.

Ndërsa pas takimit kryeministri Haradinaj tha se u është kërkuar që t’i jepet shans vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe shtoi se nuk e kupton se pse dialogu ndërlidhet me heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Kurse i presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se partneriteti i Kosovës me Amerikën është i përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat