Paralajmërimi i Doganës: Rikthena statusin, keni kohë deri në mesditë

Aktuale

Paralajmërimi i Doganës: Rikthena statusin, keni kohë deri në mesditë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 07:34
Ilustrim

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ka paralajmëruar grevë për sot, lidhur me pagat dhe statusin e zyrtarëve të doganave, të cilin e ka pasur deri më 29 janar të këtij viti, kur Komisioni për Administratë Publike ka amandamentuar projektligjin për pagat e sektorit publik.

Nëse këto dy kërkesa nuk përmbushen nga ana e Qeverisë, sindikalistët e doganës kanë paralajmëruar se qysh sot në mesditë mund të hynë në grevë të përgjithshme.

Ata kërkojmë ndryshimin e amendamentit në ligjin për pagat, pasi sipas tyre edhe Dogana duhet të mbrohet me ligj të veçantë si dhe të mos iu zbriten pagat.

Kryetari i kësaj sindikate, Ali Vitija, tha se kërkojnë rangim sikur Policia dhe AKI-ja, të cilat trajtohen me ligj të veçantë. “Sot kemi paralajmëruar një grevë për dy orë por për shkak të komunikimit e kemi shtyrë për nesër deri sa të marrim një përgjigje nga ana e Qeverisë. Në jemi me 570 punëtorë, gjatë këtyre viteve kemi shumë raste. Zyrtarët doganorë janë 24 orë në detyrë zyrtare duke punuar pa pushim. Ne  kërkojmë pagat tona mos me u prek. Koeficienti i tanishëm i prek ato duke i ulur”, ka deklaruar Vitija gjatë ditës së djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat