Të mbrohet sektori i OJQ nga keqpërdorimi për interesa private dhe arbitrarizmi

Aktuale

Të mbrohet sektori i OJQ nga keqpërdorimi për interesa private dhe arbitrarizmi

Nga: D.B Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:15
Muhamet Mustafa

Ish deputeti i Lidhjes demokratikë të Kosovës, dhe eksperti i çështjeve ekonomike profesor Muhamet Mustafa përmes një postimi në Facebook ka bërë apel deputeteve duke iu kërkuar atyre që të mos të votojnë amendamentet 30 dhe 31, Projektin Ligjit për Associm në OJQ.

Ai ka thënë se ky amendament nuk do të ishte mire të aprovohej për shumë arsye.

Ja postimi i plotë:

Duke përcjellë diskutimet lidhur me Projektin e Ligjit për Asocimin në OJQ po shoh se ka disa shqetësime ne këtë sektor për disa amendamente që i janë bërë Ligjit të propozuar pas konsultimeve të gjëra dhe pjesëmarrjes aktive të sektorit. Duke e vlerësuar sidomos peshën e tyre po ndalem tek trajtimi vetëm dy amendamenteve ( pa injoruar edhe rëndësinë e tjerave) duke apeluar edhe tek deputete qe mos ti aprovojnë si të tilla. 1. Amendamenti 30, në lidhje me nenin 41.1. I cili rregullon shuarjen e OJQ , fjalën “insolvencë” ( që do të thotë paaftësi për të ju përgjigjur detyrimeve / obligimeve financiare ) e ka zëvendësuar me fjalën “jo-aktive” . Ky amendament nuk do të ishte mire të aprovohej sidomos për këto arsye : (1) Së pari jo aktivitetin është shumë vështirë për ta definuar ndaj mund te merren vendime arbitrare për shuarje të OJQ, (2) se dyti disa OJQ mund te mos jenë aktive për një periudhë por të aktivizohen pas një periudhe, ndaj nëse ato u përgjigjen obligimeve financiare dhe ligjore nuk kanë përse te shuhen (3) Një amendament i tillë krijon pasiguri në këtë sektor dhe mund të cenojë pavarësinë dhe integritetin e tyre; 2. Amendamenti 31, në lidhje me nenin 41.2. mundëson që kapitali dhe pasuria e OJQ në rast të shuarjes përveç në sektorin e njëjtë të OJQ me qëllime të njëjta , të shpërndahet edhe tek “institucionet” pa specifikuar natyrën e institucionit, privat, publik , “për profit” , “jo për profit”. Kjo çështje në rastin e Kosovës është e ndërlidhur me institucionet mikrofinanciare të cilat janë të regjistruara si OJQ, dhe gjatë gjithë kohës, që nga viti 1999 e deri tash kanë dhënë kredi me interesa të lartë deri në 25%, menjëherë pas luftës, dhe si të tilla kanë krijuar dhe grumbulluar fitime prej qindra milion. Ato tani kanë tendencë që të shndërrohen në institucione private , në biznese për profit” sipas Ligjit për banka, por që si kapital themelues te përdorin këto profite që i kanë bërë si OJQ. E këto profite i kanë grumbulluar në kundërshtim me ligjin sepse ato si organizata nuk duhet të punojnë e grumbullojnë me vite profite, por janë toleruar. Ekziston frika se këto ( në të ardhmen mund të ketë edhe raste të tjera te ngjashme) mund ta shfrytëzojnë këtë amendament për ta kanalizuar priftin e grumbulluar për interesa private dhe për profit e do të ishte në kundërshtim me natyrën e OJQ dhe gjithashtu edhe me mendimin e Gjykatës kushtetuese për këtë çështje, ka shkruar profesor Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat