Bedri Hamza i bindur se sot votohet buxheti

Aktuale

Bedri Hamza i bindur se sot votohet buxheti

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:10
Bedri Hamza

Ministri i Financave, Bedri Hamza, është shprehur i bindur se Projektligji për Buxhetin do të votohet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Unë besoj që do të votohet Projektligji për Buxhetin, është më se e nevojshme të votohet. Ne veç e dimë që prej datës 31 janar nuk kemi mundësi ta ekzekutojmë asnjë pagesë”.

“Pres që sot të aprovohet buxheti, vendi ta ketë buxhetin dhe të ketë mundësi që shteti të funksionojë”.

“Jam optimist se do të jenë votat – janë disa ligje që i paraprijnë votimit të buxhetit që janë shumë të rëndësishme për vendin dhe nuk janë aspak të lehta”.

Ai ka falënderuar të gjithë deputetët pa dallim partie që kanë qenë pjesë e Komisionit për Buxhet dhe Financa për punën që e kanë bërë, njofton Klan Kosova.

Hamza në një deklaratë për mediat në hollin e Kuvendit, para nisjes së seancës, ka treguar se a ka një “plan B” nëse nuk kalon Projektligji për Buxhetin.

“Sot është edhe vendimi për zgjatjen e shfrytëzimit të ndarjeve buxhetore që pritet të votohet në Kuvend”.

“Ne e dimë se edhe nëse votohet buxheti sot, duhen 15-20 ditë duhet të kalojnë procedura që ai të hyjë në fuqi. Për ta mbuluar këtë vakum ne kemi edhe vendimin për zgjatjen e shfrytëzimit të ndarjeve buxhetore për muajin shkurt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat