Maliqi, deklaratat e LDK-së i lexon drejt përafrimit në një qeveri me PDK-në

Aktuale

Maliqi, deklaratat e LDK-së i lexon drejt përafrimit në një qeveri me PDK-në

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 22:37
Agon Maliqi

Në këtë pikë, sipas tij, zgjedhjet e parakohshme do ta komplikonin situatën dhe mund të sjellin paqartësi edhe më tej.

“Nëse Haradinaj nuk tërhiqet nga taksa, mendoj që gjasat më të mëdha janë që të ketë një rikonfigurim të Qeverisë, brenda konstelacionit të tanishëm të Kuvendit të Kosovës. Kështu i lexoj edhe deklaratat e fundit të LDK-së. Përderisa LDK-ja më herët më shumë bënte thirrje për zgjedhje, sikur është tërhequr pak prej asaj kërkese”, ka thënë Maliqi, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë. “Duket sikur po çon drejt krijimit mbase të një qeverie të re, e cila ende nuk dihet se a do të jetë LDK - PDK apo do të përfshijë edhe të tjerë. Por, ajo duhet ta ketë një lloj peshe më të madhe për të shtyrë përpara procesin shumë delikat që e kemi sivjet”, theksoi më tej Maliqi.

Ai vlerëson se edhe nga partneri më i madh në koalicionin qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, janë dhënë sinjale se mund të shkohet drejt rikonfigurimit të Qeverisë.

“Prononcimi i Kadri Veselit se Kosova në asnjë rrethanë nuk duhet të shkojë kundër interesave të SHBA-së, është mesazh i qartë se PDK-ja nuk është e interesuar ta vazhdojë bashkëpunimin në rast se Haradinaj nuk e ndryshon qëndrimin. I paqartë mbetet pozicioni i partnerëve të tjerë, në këtë rast i Nismës (Socialdemokrate), por edhe i Partisë Socialdemokrate (PSD), e cila nuk është në Qeveri, por është përfshirë në procesin e dialogut nga pozicioni i opozitës. Edhe këtë të dyja janë të rëndësishme në rast të një rikonfigurimi të madh, sepse vetëm PDK dhe LDK mbeten të pamjaftueshme për llojin e sfidave, të cilat i kemi përpara”, vlerësoi Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat