Gani Dreshaj: Ju betohem se ky është mandati i fundit i LDK-së në Istog

Aktuale

Gani Dreshaj: Ju betohem se ky është mandati i fundit i LDK-së në Istog

Nga: D.RR Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:26
Gani Dreshaj dhe Haki Rugova

Ish kandidati për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj ka marrë lajmin e hidhur se Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar negativisht ankesën e tij për zgjedhjet e fundit lokale në Istog, përcjellë "Bota sot".

Ai i ka uruar punë të mbarë kryetarit aktual, Haki Rugova, ndërsa është betuar se ky do të jetë mandati i fundit i LDK-së në Istog.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Istogut, struktura partiake, sot Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar negativisht ankesën tonë për zgjedhjet e fundit lokale në Istog.

Pas shumë kohe, edhe po të vlerësohej pozitivisht ankesa, ashtu siç kishte bazë, unë nuk do pranoja përgjegjësitë në një komunë fatkeqësisht të ngulfatur nga korrupsioni, nepotizmi, e harxhimi i buxhetit pa lënë gjurmë pune.

Megjithatë, jam rritur në një shtet ku respektohen vendimet e institucioneve dhe demokracia. Për këtë, dua t’i uroj punë të mbarë Haki Rugovës në qeverisjen komunale.

Shpresoj që kjo komunë të rimëkëmbet, të punohet pa hile, e pa baza partiake.

Unë si deputet i Kuvendit të Kosovës zotohem se disa projekte të mëdha të nisura në Istog, do t’i shtyej përpara, ngase qeverisja e udhëhequr nga Ramush Haradinaj pas 20 vitesh injorim nga pushtetet e kaluara, ka çelur sytë edhe për qytetin dhe qytetarët e tonë të respektuar.

Fitorja jonë na ishte vjedhur në tavolinë, këtë fakt nuk mund ta mohoj asnjëherë, por mos lejoni të vidhen taksat e juaja.

Ju betohem se ky është mandati i fundit i LDK-së në Istog, shpresoj që të lënë pak gjurmë në këto dy vitet e fundit në qeverisje.

Faleminderit për çdo votë që më keni dhënë, faleminderit për mundin e përpjekjen për ndryshim.

I juaji, Gani Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat