Presidenti hyn në shtëpi të re

Aktuale

Presidenti hyn në shtëpi të re

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:05
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka hyrë në shtëpinë e re, të cilën e ka ndërtuar në Çagllavicë të Komunës së Graçanicës.

Pas hyrjes në shtëpi të re, në vizitë te Thaçi të dielën mbrëma kanë qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kreu i Qeverisë kosovare, Ramush Haradinaj, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

“Ishim me ja bo shtëpinë përhajr shtëpinë e re”, ka deklaruar Veseli, i pyetur në lidhje me qëllimin e vizitës në shtëpinë e Thaçit.

Përndryshe, para se ta ndërtoj këtë shtëpi, presidenti kishte ndërtuar një shtëpi tjetër, të cilën ia kishte shitur biznesmenit Rrahim Pacolli për 360 mijë euro.

Image
Image

Thaçi po ashtu një kohë ka jetuar edhe në banesën e biznesmenit Bujar Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat