Thaçi takon Engelin: Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në

Aktuale

Thaçi takon Engelin: Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në

Nga: N.H Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 11:47
Eliot Engel dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në SHBA.

Ai ka takuar kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat