Gjermania – Serbisë: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme, ndalni lobimin kundër saj nëse doni të hyni në BE

Aktuale

Gjermania – Serbisë: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme, ndalni lobimin kundër saj nëse doni të hyni në BE

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 22:57
Ambasadori i Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Ambasadori i Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sot ka kërkuar nga Kosova që ta heq taksën daj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës sepse kjo sipas tij nuk është në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian.

Ai po ashtu ka folur rreth idesë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për krijimin e tregut të përbashkët të lirë në Ballkanin Perëndimor që do të nënkuptonte që edhe produktet e Kosovës do të hynin në Serbi.

Mirëpo ai ka thënë po ashtu se Ivica Daçiq duhet të ndalojë lobimin kundër njohjes së pavarësisë, së pakthyeshme të Kosovës. Madje është shprehur i habitur me Serbinë se si po bën veprime që janë në kundërshtim me atë që ajo kërkon – anëtarësimin në BE.

“Nuk e kuptoj logjikën e juaj, kam menduar që Serbia do të bashkohet me BE-në”, ka thënë ai duke iu drejtuar përfaqësuesit të Serbisë në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat