Nënkryetari i AAK-së i kthen përgjigje Thaçit pas kërkesës së tij për pezullim të taksës 100%

Aktuale

Nënkryetari i AAK-së i kthen përgjigje Thaçit pas kërkesës së tij për pezullim të taksës 100%

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:07
Ahmet Isufi

Ahmet Isufi, deputet i Republikës së Kosovës tha se nuk ka as heqje as pezullim të taksës sepse taksa i është vënë Serbisë për shkak se po bënë një luftë të ashpër diplomatike kundër Kosovës, para syve dhe veshëve të gjithë opinionit botëror poashtu po manipulon me popullatën serbe në territorin e Kosovës, në të njëjtën kohë ne kemi marrëveshjen e arritur në Bruksel mes dy shteteve që të mos pengohen në procese, përkundrazi të ndihmojnë .

“Taksa nuk i është vënë askujt tjetër përveç Serbisë, një shteti i cili me agresivitet është ka vepron kundër Kosovës, taksa është rezultat i veprimeve të Serbisë. Le të kërkohet njëherë që Serbia të ndalet në të gjitha veprimet e veta anti Kosovë pastaj ne i shohim veprimet tona se si do të veprojm më tej” tha Isufi.

Ai po ashtu tha se taksa nuk i prish raportet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sa i përket raporteve me Bashkimin Evropian dhe me SHBA ato janë normalisht shumë kohë përpara të instaluara si raporte të mira, të vazhdueshme veçmas me SHBA dhe nuk do jenë pengesë as e dialogut për shkak se taksa nuk është vënë shkaku i dialogut por taksa është vendos shkaku i veprimeve të Serbisë , këtu duhet të bëhet dallimi. Dialogu mund të vazhdoj, Kosova ka vazhduar të shkoj në dialog për të zgjidhur çështjet e diskutueshme në mes Serbisë dhe Kosovës” tha Isufi.

Ndërsa këshilltari i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, Adri Nurellari tha se Serbia po bënë përpjeke të vazhdueshme për të penguar Kosovën në anëtarësime evropiane.

“Së pari duhet theksuar që ka një kohezion të brendshëm dhe një mirëkuptim mes dy palëve të koalicionit , taksa ishte e nevojshme dhe rëndësishme për Kosovën, në kushtet e ballafaqimit me një agresion nga të gjitha anët, nga Serbia dhe në kushtet e një hipokrizie të jashtëzakoshme ku përtej retorikës para Brukselit, Serbia përpiqej të sabotonte shtetin e Kosovës me struktura paralele, me mos zbatimin e marrëveshjeve të marra në Bruksel apo edhe provikime. Dhe duke mos respektuar marrëveshjen ku janë zotuar të mos ta pengojnë Kosovën në antarësime ndërkombëtare por e kanë bllokuar qoftë në Unesco qoftë në përpjekje të Kosovës për tu futur në Interpol” tha Nurellari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat