PSD: Kushtetuesja vlerësoi pozitivisht nismën e Dërgutit

Aktuale

PSD: Kushtetuesja vlerësoi pozitivisht nismën e Dërgutit

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:41
PSD

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konstatuar të drejtë nismën për amendamentimin e Kushtetutës me Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

PSD thotë se më 22 tetor 2018, deputetja e Partisë Socialdemokrate dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, me mbështetjen e 80 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përmes kryetarit të Kuvendit, kishte inicuar kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë nga Gjykata Kushtetuese, për propozim amendamentin kushtetutes, për t’ia shtuar një paragraf të ri, pas paragrafit 8 të nenit 22 Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare të Kushtetutës, respektivisht të shtohet edhe paragrafi 9, “ Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.

“Gjykata konstatoi se kjo nuk zvogëlon asnjë nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës dhe për më tepër, ky amendament vetëm i avancon dhe i zhvillon këto të drejta. Kjo konventë cakton standarde të rëndësishme në fushën e dhunës kundër grave dhe do të duhej të bëhej pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Konventa ka në qëllimin e vet “mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës, si dhe parandalimin, ndjekjen penale dhe eliminimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”. Përmes kësaj konvente, Shteti i Republikës së Kosovës siguron tolerancë zero ndaj dhunës kundër grave. Shteti duhet të ketë përgjegjësi nëse nuk i përgjigjet shkeljes të të drejtave të njeriut që i parasheh kjo konventë. Konventa e trajton dhunën ndaj grave si vepër penale dhe ajo nuk do të mund të arsyetohet në bazë të kulturës, zakoneve etj. Ajo siguron masa të posaçme mbrojtje gjatë h etimit dhe proceseve gjyqësore, si dhe përgjigje të shpejtë thirrjeve për ndihmë ndaj dhunës”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat