Profesori i Parisit flet për taksën: Kështu duhet të veproj Haradinaj

Aktuale

Profesori i Parisit flet për taksën: Kështu duhet të veproj Haradinaj

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:23
Nezir Kraki

Profesori i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki, ka thënë se qeveria duhet ta aplikojë strategjinë e zbutjes graduale të takses për mallrat serbe. Ai ka deklaruar se kjo duhet të ndodh në disa faza. 

“Mendoj qe qeveria duhet ta aplikojë strategjinë e zbutjes graduale të takses, jo heqjen e saj te menjehershme. Mund te mendohet ne disa faza te ulet taksa ku secila faze do kishte realizime leshime apo realizime per Kosoven si nga BE ashtu nga Serbia”, ka deklaruar Kraki.

Sipas tij, historia e kësaj takse ka konfirmuar dy të verteta të hidhura. “Sidoqoftë, historia e kesaj takse na i mesoi apo konfirmoi dy te verteta te hidhura: 1) qe qeveria e Kosoves nuk ka legjitimitet te plote per implementim konkret te vendimeve dhe politikave te saj dhe 2) qe udheheqesit tanë politikë tashme nuk i kanë as miqte dhe armiqte e njejtë”, ka deklaruar profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat