Pse Azem Syla nuk është pjesë e delegacionit me Serbinë? Ai është më patriot se Thaçi?!

Aktuale

Pse Azem Syla nuk është pjesë e delegacionit me Serbinë? Ai është më patriot se Thaçi?!

Nga: N.Sh Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:55
Hashim Thaçi dhe Azem Syla

Azem Syla është më patriot se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu vlerëson ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, i cili pyet se, pse Syla nuk është pjesë e Grupit Negociues me Serbinë?

Tali përmes një postimi në Facebook, thekson se, kur mundet Thaçi me qenë pjesë e këtij Grupi, mbi të cilin rëndojnë shumë akuza për krime sipas raportit të Dik Martit, atëherë pse mos me qenë Syla?

Tali pak me ironizëm thotë se Syla ka qenë i burgosur politik edhe komandant, komandant i Hashimit dhe milioner.

“Pse Azem Syla mos me qenë pjesë e Grupit Negociues me Serbinë?!

Kur mundet Hashimi, mbi të cilin rëndojnë shumë akuza për krime në "Raporti e Dik Martit", pse mos me qenë edhe Azem Syla?!!!

Edhe ai është patriot, bile ma patriot se Hashimi!

Edhe i burgosun politik, edhe kUmandant (madje edhe i Hashimit) edhe milioner”, shkruan Tali, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat