Bilall Sherifi: Thaçi i ofroi diçka tjetër Mustafës në takimin e mbrëmshëm

Aktuale

Bilall Sherifi: Thaçi i ofroi diçka tjetër Mustafës në takimin e mbrëmshëm

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:53
Bilall Sherifi

Pas vizitës së mbrëmshme që presidenti Hashim Thaçi bëri në shtëpinë e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar përmes një shkrimi shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi. Ai ka kërkuar sqarime lidhur me këtë takim dhe dyshon se Thaçi i ka ofruar diçka Mustafës gjatë takimit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se takimi i mbrëmshëm midis Thaçit dhe Mustafës, duhet të sqarohet dhe të tregohet se për çfarë arsye janë takuar.

Ai ka ngritur dyshime se presidenti Thaçi i ka ofruar diçka Mustafës në këtë takim të mbrëmshëm.

“Besoj që publiku i gjerë është kureshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë ta informojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-së, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!”, ka shkruar Sherifi.

Postimi i plotë i Sherifit:

“Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u informua nga presidenti Thaçi për takimin me dy zyrtarët e SHBA-ve”

Së paku ky ishte sqarimi zyrtar i zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa për takimin e orëve të vona mes tyre!

Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!

Kjo do të konsiderohej normale po qe se zyrtarët e SHBA-ve nuk do ta kishin në agjendë takimin me përfaqësues të LDK-së.

Ditëve në vijim mbetet të shihet se çka tjetër përpos “informatës” mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat